Për të luajtur në Skyzone ju duhet të:
Keni një mikrofon qe funksionon dhe ta përdorni për të komunikuar në server.
Keni një karakter të personalizuar (Veshjen dhe fytyrën duhet të jenë të ndryshme) që duket real.
Më poshtë do t'iu shpjegojmë disa prej termeve që mund ti shihni. Asnjë prej rasteve të mëposhtme nuk lejohen në Skyzone. Ne nuk mund ti shkruajmë të gjithë arsyet e mundura që mund të rezultojnë në ndëshkime (ban) por ju duhet ta përdorni logjikën reth rregullave, të veproni si duhet dhe të mos "Keqpërdorni Mekanizmat e Lojës".
OOC: Jashtë karakterit. Të flasësh per tema që nuk janë pjesë e lojës (p.sh Për jetën reale).
VigilanteRP: Nuk mund ta marrësh "luftën kundër krimit" në duart e tua. (Lufta kundër krimit është për punën whitelist LSPD)
Powergaming: Të luash me mekanizma/aftësi që nuk ekzistojnë / janë të pamundura në jetën reale.
Cop Baiting: Provokimi me qëllim i policëve që të vijnë tek ti pa arsye ose arsye të vogël.
SuicideRP: Të përdorësh vetëvrasjen si pikë fillimi për roleplay.
FearRP: Duhet me e vlerësu jetën tënde si në jetën reale – me pas frikë kur ke rrezik.
Value of Life: Ngjashëm me FearRP, gjatë gjithë kohës duhet të veprosh në mënyrë ku ti e vlerëson jetën dhe sigurinë tënde.
Lootboxing: Të vjedhësh gjërat e dikujt pa asnjë arsye logjike.
FailRP: Kur bën diçka në lojë që nuk do të kishte kuptim në jetën reale.
HitmanRP: Kur paguan dikë (me para ose sende) që të vret ose dëmton dikë tjetër.
RDM (Random Deathmatch): Me vra ose me sulmu dikë pa asnjë arsye ose konflikt.
VDM (Vehicle Deathmatch): Kur përdor veturën për me lëndu ose me i vra të tjerët pa arsye ose konflikt.
Gunplay over Roleplay: Kur menjëherë fillon me gjuajt ose me vra, në vend që të bësh roleplay dhe bashkëbisedim.
NLR (Rregulli i Jetës së Re): Kur bëhesh respawn pas vdekjes [prekja e butonit E pas minutave] nuk ki të drejtë me mbajt mend për ngjarjen që të ka çuar në vdekje. Nuk ki të drejtë të kërkosh hakmarrje apo të vazhdosh konfliktin e mëparshëm.
Combat Logging: Të dalësh nga serveri për të shmangur luftën, roleplay-in, rrezikun ose vdekjen.
Metagaming: Të përdorësh informacione të marrura jashtë lojës së karakterit tënd. (p.sh Discord, Twitch, Kick etj).
Keqëpërdorim i "/me": Të përdorësh /me për veprime që ofrohen në lojë ose nuk janë realistike.
Ju duhet të keni një mikrofon që funksionon dhe ta përdorni atë.
Nuk lejohet përdorimi i programeve të jashtme që japin avantazhe të padrejta. (Cheating, Macro etj.)
Nuk mund të përdorni proxy, VPN ose shërbim Cloud Gaming në Skyzone. Kjo është rreptësisht e ndaluar pa përjashtim.
Nuk mund të përdorni para të vërteta / reale për të blerë para ose vetura në lojë nga lojtarët e tjerë.
Mos dilni AFK kur jeni në lojë, gjithçka që ndodh kur jeni larguar / AFK është përgjegjësia juaj. Megjithatë, nëse dikush është AFK mos ja teshni / bezdisni.
Nuk ki të drejtë me qenë Staff / Admin te një server tjetër nëse ke rol whitelist në Skyzone – mund të marrësh ban të përhershëm pa drejtë ankese.
Emri i personazhit duhet të jetë emër dhe mbiemër i qartë dhe real. Emrat si “Qeni”, "Kingi", “Mr.” ose “Hello” nuk lejohen.
Nuk lejohet me përdor fjalë, veprime apo shprehje fyese për racë, gjini, fe, orientim seksual, aftësi të kufizuara, apo tema si dhunë seksuale në RP, OOC apo në Discord. Kjo rregull është për mi respektu platformat ku transmetohet loja dhe për me ndalu keqpërdorimin e këtyre temave.
Kemi "zero-tolerance" ndaj abuzimit/scripting/keqpërdorimit të bugs - ndëshkimet (bans) janë të përhershëm. Nëse jeni të vetëdijshëm për një abuzim / bug, raportojeni te stafi pasi mund të shpërbleheni. Disa shembuj:
Heqja e terrenit/objekteve (barit (bushes), props, ujin, etj...)
Zëra (Soundpacks) të modifikuar si: hapa të zhurmshëm (Loud Footsteps), zëra të headshot-it (Headshot Sounds), zëra të vdekjes (Death Sounds).
Efekte të pa-realshme vizuale si: gjurmë plumbash, ndalimi i natës, etj.
Modifikuesit FOV (field of view) që e zgjerojnë ose ndryshojnë pamjen e lojës më shumë sesa lejohet nga FiveM ose GTA.
Nuk ki të drejtë me quajt stafin “engjëj”, “zot”, “qeveri” apo ndonjë term tjetër të ngjashëm – kjo konsiderohet dalje nga karakteri (breaking character). *VETËM NËSE PATJETËR ËSHTË E NEVOJSHME MUND TA PËRDORNI TERMIN "QEVERI"*
Nuk lejohet me bo RP si terrorist apo organizatë terroriste.
Nuk ki të drejtë të gjithë Roleplayin ta bazosh vetëm në raste me policinë.
Nuk ki të drejtë me prit (camp) te vendet ilegale apo të shitjeve për me vjedhë (rob) njerëz.
Nuk ki të drejtë me nxjerrë armë te dikush që veç se të ka drejtuar armën (Nëse vec se e ki armë në dorë sipas situatës ju mund ta përdorni atë).
Nuk ki të drejtë me u kyç në punë (start shift) dhe me bo veprime ilegale në të njëjtën kohë.
Nuk ki të drejtë me vjedhë (rob) lojtarë nëse nuk ke qenë pjesëmarrës në situatë.
Nuk ki të drejtë me fillu punë (start shift) deri sa të kalojnë 20 minuta pas një krimi (Vjedhje bankës, shitorës etj).
Nuk ki të drejtë me u respawn (prekja e butonit E) nëse je në rast aktiv roleplay. (Vetëm nëse personi kundërshtar ju jep lejen për respawn).
Nuk lejohet me përdor Twitter (V app) apo Marketplace App për shitje ose biseda ilegale. Duhet ta përdorni aplikacionin "Dark Net"
Nuk mund të ndërhyni në grabitje aktive (dyqan, bankë, vjedhje komerciale etj) ose situatë pengesh përveç nëse ishit të përfshirë fillimisht.
Nuk lejohet komunikimi jashtë loje për situata në RP (Discord, Teamspeak etj). Gjithçka duhet të ndodhë brenda lojës përmes radios.
Nuk lejohet me imitu rolin e policit / me përdor tesha të policisë. Nuk ki drejtë me marr gjoba nga njerëzit duke luajtur rolin e policit.
Gjatë aktiviteteve kriminale ose ndjekjes nga policia:
Nuk ki të drejtë me ndërru rroba për 10 minuta.
Nuk ki të drejtë me marrë ose ruajt (store) vetura për 10 minuta. (p.sh. garazh, impound, sigurim, blerje, etj.)
Nuk ki të drejtë me dalë nga serveri për 15 minuta pas përfundimit të aksionit.
Nuk lejohet me u teleportu në prona ose lokacione (p.sh. Ashensorat, Apartamentet etj).
Nuk ki të drejtë me riparu (repair) veturën ose me kërku riparim nga policia.
Nuk ki të drejtë me thirr ndihmë nga njerës të panjohur (që karakteri yt nuk i njeh) për me sulmu policinë ose me u përzi në ndjekje.
Nuk ki të drejtë me u përzi në situata të grupeve tjera ku grupi yt s’ka qenë i përfshirë.
Nuk ki të drejtë me thirr shërbime (p.sh. EMS, mekanik) për me i grabitë ose rrëmby. Duhet me i taku natyrshëm.
Gjatë vozitjes, duhet me e vlerësu jetën – mos godit (PIT) vetura të tjera nëse je në shpejtësi +100 KM/H.
Edhe pse GTA Driving lejohet nuk lejohen kërcime (jumps) jo reale që do t'ja u rrezikonin jetën ekstremisht. (kërcime nga ndërtesa, male etj).
Rregullat rreth mashtrimeve (scams) dhe multi-karakterëve:
Nuk ki të drejtë me mashtru (scam) njerëz për marrëveshje (deal) të cfarëdo lloji.
Nuk ki të drejtë me transferu pare ose sende pa arsye të fortë në RP. Gjithashtu nuk lejohet trasnferimi i pareve / sendeve prej një karakteri te tjetri.
Nuk ki të drejtë me ndërru karakter për me u përzi në një situatë që ka lidhje me karakterin tjetër.
Vjedhjet e Shitores / Bankës
Nuk ki të drejtë me u futë me makinë brenda bankës apo dyqanit gjatë një grabitje.
Limitet Rreth Vjedhjeve:
Vjedhje Shtëpisë/Vjedhje Dyqanit: Maksimum 3 veta të përfshirë + 1 makinë në vendngjarje. Asnjë ndihmë nga jashtë vetëm personat që kan qenë në skenë që nga fillimi lejohen të përfshihen në rastë.
Vjedhje në Zonë Private (Kontinjerat): Maksimum 4 veta të përfshirë + 2 makina në vendngjarje. Asnjë ndihmë nga jashtë vetëm personat që kan qenë në skenë që nga fillimi lejohen të përfshihen në rastë.
Vjedhje Bankës/Argjendarisë (Vangelico): Maksimum 5 veta të përfshirë + 1 makinë në vendngjarje. Nuk lejohet ndihma nga jashtë ose shoferë të tjerë për ikje jashtë limitit prej 5 vetash. Nuk është e domosdoshme që të gjithë 5 të jenë në vendngjarje në fillim të grabitjes.
Vjedhja / Grabitja e Personave të tjerë
Nuk ki të drejtë me vra një person që është duke bashkëpunu gjatë një grabitjeje. Gjithashtu nuk ki të drejtë të kërkosh prej personit kërkesa të pamundura / që do ta vinin jetën e tij në rrezik dhe pranimin e emotes NSFW.
Nuk ki të drejtë me detyru dikë me tërheq ose me transferu para nga banka.
Nuk ki të drejtë me grabitë një lojtar pa arsye logjike. Merr vetëm gjërat që kanë kuptim në situatë ose që kanë vlerë të madhe. Mos merrni cdo send në inventory ose mund të ndëshkoheni për Lootboxing.
Nuk ki të drejtë me marr pengë një lojtar vetëm për arsye të vjedhjes së sendeve.
Nuk ki të drejtë me fillu grabitje, kërcënim ose rrëmbim ndaj një personi që është në ndonjë menu (rroba, flokë, tatuazhe, kirurgji plastike).
Nuk ki të drejtë me kërcënu / grabitë një zyrtar policor nëse nuk janë së paku 3 anëtarë të asaj njësie online. Mundesh me i marrë gjërat vetëm nëse ka ndodhur roleplay i mirë dhe logjik më parë. Nuk lejohet me i grabit policët ose EMS vetëm për pajisje të tyre.
Nuk ki të drejtë me vjedh (rob) një lojtar nëse nuk janë së paku 2 oficerë të Policisë online. Përjashtim janë lokacionet ilegale, për shkak të natyrës së tyre mundesh gjithmonë me u grabitë aty. Lokacione të tilla konsiderohen: lokacionet e drogës, vendet ku ndodh shitja/ndërrimi i sendeve ilegale, dhe pastrimi i parave. ‘Chop shop’ nuk llogaritet si lokacion ilegal.
Marrja Peng e Personave / Kidnapimi
Nuk ki të drejtë me përdorë një shok si peng në asnjë situatë.
Nuk ki të drejtë me kërku para në këmbim të një pengu.
Nuk ki të drejtë me rrëmby një Polic / EMS nëse nuk janë së paku edhe 2 të tjerë online përveç atij që po e merr.
Nuk ki të drejtë me pas më shumë se 4 persona të përfshirë (pa i llogarit ata që po lirohen) gjatë një shkëmbimi pengjesh me policinë.
Nuk ki të drejtë me mbajt një peng për më shumë se 20 minuta. Nëse po planifikon me bë një grabitje, kjo kohë kufizohet në maksimum 10 minuta.
Nuk ki të drejtë me kidnapu një lojtar nëse nuk janë 2+ oficerë online. Ky rregull nuk vlen nëse ka pasë roleplay të mirë dhe logjik para rrëmbimit.
Nuk ki të drejtë me i marrë peng njerëzit në mënyrë joreale. Si p.sh. me i kërku dikujt me qenë peng (A po bohesh hostage?), dikush me u ofru vet si peng (Merrem mu hostage), ose me i dhënë ndonjë shpërblim që dikush me qenë peng (Merri $5k bohu hostage).
Rregullat Specifike për Policinë
Në situatat ku kriminelët kanë kufizim të pjesëmarrësve, numri maksimal i policëve që mund të përfshihen është 2x më i madh se limiti i lejuar për kriminelët. (shembull: nëse janë 3 grabitës në shitore atëherë numri maksimal i policëve mund të jetë 6).
Gjatë një ndjekje aktive, policia nuk mundet me riparu / ndrru veturën e tyre. Nëse vetura dëmtohet aq shumë sa që nuk mund të mbajë shpejtësi për të vazhduar, atëherë ai oficer duhet të largohet nga ndjekja dhe të mos jetë pjesë e rastit. (Përdorimi i repairkit-it lejohet nga te dy palët)
SHËNIM: Kadetët nuk llogariten në limitin e pjesëmarrësve. Ekuipazhi i helikopterit policor (piloti dhe kameramani) gjithashtu nuk llogariten në limitin e pjesëmarrësve.
Rregullat për Streaming
Nuk ki të drejtë me stream bisedat gjatë qëndrimit në kanalet e stafit për shkak të informatave të sensitive dhe private që diskutohen.